“Edhe ky e ka lon keq a?”, arrestohet gruaja e cila me çekiç demoloi disa vetura në Fushë Kosovë

0 minutes, 59 seconds Read

Në rrjete sociale sot ka qarkulluar një video ku shihet një grua e cila dëmtoi me çekiç, derisa dëgjohej duke thënë, “Edhe ku e ka lon keq a? Thirre policinë”.

Në lidhje me këtë rast zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se me të pranuar informatën për rastin që ka ndodhur në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar të dyshuarën.

Design Plus Carousel Ad

Ahmeti tha se e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.

“Rreth orës 10:00, kemi  pranuar  informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në  koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme