Një video që është bërë virale, presidenti rus Vladimir Putin shihet duke u takuar me ushtarët rusë që humbën gjymtyrët në luftë në Ukrainë, dhe dukej se ky fakt se ata kanë mbetur pa këmbë nuk i bënte fare përshtypje.
Videoja është postuar nga Anton Gerashchenko, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Ukrainës, i cili nuk hezitoi ta quaj Putinin “psikopat”.
“Putin duke i kënaqur dhe paksa i relaksuar gjatë takimit me ushtarët, që humbën këmbët e tyre në luftë. Ai është një psikopat plotësisht pa ndjeshmëri”, shtoi Gerashchenko.
Presidenti rus shihet i buzëqeshur para ushtarëve me gjymtyrë të amputuara – ku njërin prej tyre e pyeti: “a je mësuar me gjendjen tënde të re”.
E ushtari ia kthen menjëherë përgjigjen: “Po zotëri, fitore e re, të arritura”.
Prej postimit të saj, videoja është bërë virale duke marrë 200 mijë shikime dhe mbi 3 mijë pëlqime.