E ekzagjeron Kristi: Luizin, Efin dhe Kiarën dua t’i nxjerr sa më shpejt jashtë, shtëpia është më e bukur pa ta

0 minutes, 47 seconds Read

Nuk dihet se ku e ka gjetur gjithë atë vetëbesim, por Kristi ka deklaruar ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi me Ronaldon se do që të nxjerrë sa më shpejt nga shtëpia Luizin, Kiarën dhe Efin.

Ai u shpreh se Luizi nuk ka çfarë jep më shumë në atë shtëpi. Ronaldo tha se Luizi tani është në fazë shijimi. Sipas tij, kundërshtari më i mirë i Luizit është Kristi, ndaj dhe po merret me të.

Kristi ka komentuar gjithashtu rihyrjen e Kiarës, duke thënë se tani ajo është gjithë kohën me Luizin dhe përsërit të njejtat gjëra që ai thotë.

Ai shtoi se shtëpia do të jetë shumë herë më e bukur pa praninë e Luizit, Kiarës dhe Efit dhe do ketë sërish debate dhe do të jenë më të mira.

Publikime te ngjashme