Dyshohet se Mossad vendosi eksploziv në “Pagerët” e përdorur nga Hezbollahu që u shpërthyen në duar!

1 minute, 4 seconds Read

Agjencia izraelite e spiunazhit Mossad vendosi një sasi të vogël eksplozivi brenda mijëra “pagerëve” të porositur nga Hezbollahu muaj përpara se pajisjet të shpërthenin, ka thënë një burim libanez i sigurisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimi i lartë tha se grupi militant kishte porositur 5,000 “pager”, të cilat disa burime të tjera thanë se ishin sjellë në Liban në pranverë.

I njëjti burim pretendoi se pajisjet ishin modifikuar nga shërbimi spiun i Izraelit “në nivel prodhimi”.

Një burim i dytë i sigurisë i tha Reuters se deri në 3 gramë eksplozivë ishin fshehur në “pagerët” e rinj që mbetën “të pazbuluar” nga Hezbollahu për muaj të tërë.

Detajet nga raporti i Reuters janë të ngjashme me atë të Neë York Times, e cila citoi zyrtarë amerikanë dhe të tjerë.

Imazhet e pajisjeve të shkatërruara të analizuara nga Reuters, treguan një format dhe ngjitëse në përputhje me modelin AR-924 të pagerëve me markën Gold Apollo – një kompani me bazë në Tajvan.

Themeluesi i firmës Hsu Ching-Kuang, tha se pajisjet në të vërtetë ishin prodhuar me licencë në Evropë nga një firmë e quajtur BAC, duke përdorur emrin Gold Apollo.

Publikime te ngjashme