Dy viktimat e aksidentit raportohet janë një çift nga Baballoqi i Deçanit

0 minutes, 42 seconds Read

Një medium lokal “Deçani 24” ka bërë të ditur se dy personat që humbën sonte jetën nga një aksident tragjik mes trenit dhe një kombi-busi është një çift nga fshati Ballaboq i Deçanit, Fahri dhe Vlora Gjocaj.

Dy viktimat kishin marrë lëndime të rënda nga aksidenti që ndodhi në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës e të cilave nuk mundën t’i mbijetonin. Ata vdiqën në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Mjeku kujdestar rajonal e ka konstatuar vdekjen e dy të lënduarve”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e policisë Fadil Gashi më herët./ballkani.info

Publikime te ngjashme