Dy shtetas të Kosovës të vdekur në një aksident në Kalimash dhe 4 të tjerë të lenduar!

0 minutes, 45 seconds Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë këtë të mërkurë.

Dy makina dhe një autobot janë përplasur pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa deri më tani raportohet për dy viktima.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ku si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Publikime te ngjashme