Dugolli akuzon Lajçakun e Borrellin: Ata i kanë vendosur kushtet e Serbisë, Kosova me të drejtë u ka thënë JO

0 minutes, 54 seconds Read

Enver Dugolli, profesor, ka folur për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai ka akuzuar shefin e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçakun, emisarin e këtij unioni për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dugollli ka thënë se BE-ja e ka vendosur Asociacionin si pikë të parë dhe në këtë rast Kosova ka të drejtë të refuzojë.

”Në bazë të kërkesave të Serbisë shohim që ata e kanë vendosur Asociacionin temën e parë, mos të harrojmë që edhe kur e kanë tërheqë policinë nga komunat, gjithë kanë thënë se ne nuk kthehemi pa u formu Asociacioni. E këto janë kushte të Serbisë. Tash nëse ndërmjetësuesi për ta rehatuar interesin e tyre e vendosë kushtin e parë atëherë Kosova me të drejtë ka të drejtë të thotë jo”, ka thënë ai.

Sipas tij, do të duhej të nisej me çështjen e të zhdukurve, e jo me Asociacionin, duke iu referuar marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Publikime te ngjashme