Drejtori i Policisë tregon si rrodhi ngjarja e djeshme ku u neutralizuan terroristët

1 minute, 39 seconds Read

Ai ka thënë se në bazë të hetimeve të deritashme del se sulmuesit kanë qenë të mirë organizuar dhe janë pjesëtarë të dy organizatave terroriste, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Ndërsa në krye të tyre sipas drejtorit, Hoxha, qëndron nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq.

“Ekziston dyshimi i fuqishëm se kemi të bëjmë me një grup të mirë organizuar dhe të strukturuar që janë pjesë e organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të cilat kanë për qëllim të ndërmarrin sulme terroriste ndaj institucioneve të sigurisë të Republikës së Kosovës, si dhe destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të vendit. Ky grup terrorist dyshohet se është I organizuar nga Millan Radojçiq….”, ka thënë Hoxha

Tutje ai ka ai ka thënë se ky ka qenë aksioni më i suksesshëm që nga pas lufta dhe e ka përgëzuar Policinë.

“Aksioni më I suksesshëm që nga paslufta në Kosovë, ky sulm la pasur për qëllim destabilizimin e Kosovës e ndoshta edhe më gjerë, ka thënë Hoxha”

Hoxha ka thënë se në Manastirin e Banjskës nga po vinin sulmet ishin edhe disa civilë të cilët nuk lejoheshin nga sulmuesit të largoheshin nga aty.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë e kujdesshme gjatë aksionit dhe civilët janë larguar të lirë.

“Gjatë aksionit javë vërejtur edhe disa persona civil, të cilët nuk janë lejuar të largohen aty. Kjo është konfirmuar edhe nga Dioqeza e Rashkës , policia e Kosovës në mënyrë të vahzdueshme u ka bërë thirrje personave të armatosur që të dorëzohen. Rreth orës 15:30 Policia e Kosovës ka arritur ta pastroj terrenin dhe asnjëri prej civilëve nuk ka pësuar lëndime”, ka thënë dejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Publikime te ngjashme