Janjiq: Disa terroristë i janë dorëzuar Serbisë me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it

0 minutes, 42 seconds Read

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se disa nga terroristët u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it dhe KROR-it.

“Ata njerëz nuk u zhdukën. Ata persona iu dorëzuan autoriteteve serbe me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it. Pra, Beogradi deshi apo nuk deshi, ka pranuar përgjegjësinë për të marrë pjesë në hetimin e gjithë rastit”, tha Janjiq për mediumin opozitar serb Danas.

Janjiq ka vlerësuar se për grupin terroristë po flitet gjithnjë e më shumë, gjë që është shumë e rëndësishme.

“Është e qartë se për të nxjerrë njerëzit e mbetur është dashur të bëhet një veprim i komplikuar diplomatik dhe politik me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it”, shtoi Janjiq.

Publikime te ngjashme