Dramë në Danimarkë: Shtatë gola, dy penallti dhe një karton i kuq – Copenhaga tronditë Man Unitedin

1 minute, 21 seconds Read

Manchester Unitedin ka pësuar humbje shokuese nga Copenhaga me rezultat 4-3 në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm tre minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Rasmus Hojlund, që u asistua prej Scott McTominay.

Hojlund (28’) ishte sërish realizatori, ndërsa Alejandro Garancho asistoi për danezin për rezultatin 2-0.

https://twitter.com/ManUtd/status/1722351880863355161

Në minutën e 42-të, United mbeti me dhjetë lojtarë në fusgë, pasi Marcus Rashford u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në minutën e 45-të filloi rikthimi i vendasëve, që realizuan për 2-1 me anë të Mohamed Elyounoussi, që u asistua prej Goncalves.

Për 2-2 shënoi Goncalves në minutën e 45+9-të nga penalltia, për të elektrizuar atmosferën në stadium.

Por, pjesa e dytë ishte edhe më tragjike, me Man United që pësoi humbje shokuese.

Në minutën e 69-të, skuadra angleze fitoi një penallti dhe nga pika e bardhë i saktë u tregua Bruno Fernandes.

Por, vendasit ia dolën që sërish t’i barazonin shifrat në 3-3, me Lukas Lerager që shënoi në minutën e 83-të, duke filluar edhe rikthimin.

Pas vetëm katër minutash, Copenhagen realizoi golin e triumfit me anë të Roony Bardghji, për të shkaktuar një moment shokues për skuadrën angleze.

Me këtë fitore, Manchester United është tani në vendin e fundit me tri pikë, nëntë më pak se lideri Bayerni, Galatasaray dhe Copenhagen me katër sosh./Telegrafi

Publikime te ngjashme