“Do ta konfrontoj”: Von Cramon reagon ashpër pas vendimit të Qeverisë për shpronësimet në Leposaviq e Zubin Potok

1 minute, 12 seconds Read

Qeveria e Kosovës edhe sot ka marrë një vendim në lidhje me shpronësimet në komunat veriore me shumicë serbe, Leposaviq dhe Zubin Potok. Dhe kjo ka nxitur një kritikë të ashpër nga ana e Viola von Cramon.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 142-të mori edhe vendimin preliminar si vijon:

“Vendimin Preliminar për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.”

Ky vendim nxiti reagim të ashpër nga ana Listës Serbe, por po ashtu edhe nga raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

E pyetur për këtë çështje, ajo tha këto fjalë:

“Po, jemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë (vendimin). Kjo është absolutisht e papranueshme. Dhe është një arsye pse kur të shkojë në Kosovë, do të shkojë edhe në veri të Kosovës, dhe definitivisht do të flas edhe me qytetarët e atjeshëm, dhe të kuptoj më shumë për çështjen, dhe më pas të konfrontoj Qeverinë në Prishtinë për situatën në terren. Kjo është një prej detyrave dhe është – do të thoja – një prej shqetësimeve më të mëdha për momentin. Sepse e shohim që stabiliteti – nëse mund ta quajmë stabilitet në veri – është shumë i brishtë.”

Publikime te ngjashme