Detaje nga vdekja e dyshimtë në Podujevë, ky është viktima

0 minutes, 34 seconds Read

Indeksonline raportoi më herët për një rast në Podujevë, ku një person u dyshua të ketë bërë vetëvrasje.

Rasti ka ndodhur në Peran të Podujevës, teksa burime të Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për 68 vjeçarin veteran të arsimit, Hashim Mulliqi.

Ai dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës në shtëpinë e tij.

Megjithatë, Policia akoma nuk ka konfirmuar për Indeksonline nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo vdekje e shkaktuar nga shkaqe natyrale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevantë të Policisë dhe ndihmës së parë, të cilët edhe kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Publikime te ngjashme