Detaje nga shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren

0 minutes, 47 seconds Read

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, me granatë dore.

Raportohet se 9 perona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi dhe janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar për “IndeksOnline”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot me date 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te Tregu i Kafshëve ne Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i një granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dal ne vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, ka thënë Gashi.

Publikime te ngjashme