Deputetja Hoxha pas vrasjes në Bon Vivant: Mos u merrni me pasojën, por me thelbin e problemit

0 minutes, 35 seconds Read

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për ngjarjen e rënë në Prishtinë, që ka ndodhur mbrëmë ku është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë.

Ajo ka kritikuar zyrtarët e pushteti të cilët po e përmendin emrin dhe pronarin e lokalit ku ka ndodhur ngjarja.

Hoxha ka shkruar se ata në vend që të merren me problemin po merren me pasoja.

“Prishtina sot u zgjua e zymtë dhe plot dhimbje. Njerëz të armatosur që sillen lirshëm, jetë njerëzish të humbura, hapësirë publike e cënuar dhe ca vazhdojnë e merren me pasojën por jo edhe me thelbin e problemit”, ka shkruar Hoxha ajo në Facebook.

Publikime te ngjashme