Deputetja e LVV-së nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë

1 minute, 25 seconds Read

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë, nëse insistohet në draftin e statutit të Asociacionit të prezantuar nga Ekipi Menaxhues.

“Mbetet të shihet se si do të rrjedhë procesi në vazhdim. Çfarë unë e di është që kjo nuk është dëshirë e palës kosovare. Ne nuk dëshirojmë që dialogu të ndërpritet. Por megjithatë po që se kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara atëherë nuk e di se si do të mund të ecim tutje ne në këtë dialog, duke u mbështetur në një dokument të tillë si ai që është prezantuar nga grupi menaxhues. Mbetet të shihet cila do të jetë zgjidhja që do të gjendet në takimet në vijim, qoftë të kryenegociatorëve apo nivelit të lartë politik”, ka thënë ajo në Respublika në Tëvë 1.

Sipas saj edhe Bashkimi Evropian po tregon moskonsistencë kur po vije te puna e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Por këtu e kemi një moskonsistencë të vet Bashkimit Evropian sepse madje vet BE vazhdimisht ka deklaruar që bëjmë thirrje të themelohet Asociacioni por jo një që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Nëse edhe ata kërkojnë që të themelojmë diçka që bie ndesh me Kushtetutën, nuk e di si mund të dialogohet. Edhe kryeparlamentari sot e tha shumë mirë që ne fundja edhe do të tërhiqemi fare nga procesi sepse në asnjë mënyrë VV dhe kryeministri Kurti nuk do të pranojë të themelojë një Asociacion me bazë një etnie”, ka deklaruar deputetja në ResPublika në Tëvë.

Publikime te ngjashme