Del videooja! Shihni se si indiani tentoi të hapte derën e emergjencës të avionit në ajër në Rinas

0 minutes, 43 seconds Read

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rinas, ku një avion i “Air Albania” që do të udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burime thanë për Top News, se mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

Design Plus Carousel Ad

Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, sicc duket edhe në këtë video të siguruar nga Top News.

Indiani është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

Veprimi i tij terrorizoi 200 pasagjerët në bord.

Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

Pamjet e mëposhtme i publikoi gazetari Dashamir Biçaku:

Publikime te ngjashme