DASH-i kërkon themelimin e “Zajednicës”, thotë se është zotim edhe në Ohër

1 minute, 15 seconds Read

SHBA pret që Kosova dhe Serbia të përmbushin gjithçka që është rënë dakord në negociatat e mëparshme, përfshirë formimin e “Zajednicës”.

Një gjë të tillë e deklaroi një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit tha për Zërin e Amerikës në edicionin serb, përcjell Demokracia.com.

“Fokusi ynë është në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore, të cilat do të mundësojnë gjithashtu stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon”, deklaroi ai.

“SHBA dhe BE-ja presin që të dyja palët t’i përmbushin obligimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë e cila u konfirmua nga të dy liderët në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi deklaroi se “marrëveshjet e mëparshme me Serbinë nuk mund të shmangen, por se sigurohet që Asociacioni të mos “niveli i tretë i sundimit të Kosovës”.

Afati prej tridhjetë ditësh i përmendur në aneks – që Kosova dhe Serbia, me ndihmën e BE-së, të formojnë një komision të përbashkët për monitorimin e marrëveshjes për normalizim – është përmbushur sot, në ditën e skadimit të marrëveshjes, njoftoi BE-ja.

Publikime te ngjashme