Dalin pamjet, momenti kur sulmohet fizikisht punëtori i Prishtina Parking

0 minutes, 40 seconds Read

Një punonjës i Ndërmarrjes Publike Prishtina Parking është sulmuar javën e kaluar në vendin e punës.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se personi që sulmoi fizikisht punëtorin është Gazmend Demolli.

IndeksOnline ka siguruar video nga momenti i sulmit.

“Fillimisht punëtori i Prishtina Parking i jep telefonin palës të bisedoj me menaxheret nga Prishtina Parking, sipas kërkesës së qytetarit. Pas bisedës ai i  paprovokuar nga askush i kthen telefonin dhe e sulmon punëtorin e kësaj ndërmarrje”, ka bërë të ditur një burim për IndeksOnline.

Në një reagim në Facebook të Prishtina Parking thuhet se është shqetësuese se përkundër pamjeve dhe raportimit të rastit nga zyrtarët e sulmuar, institucionet ligjzbatuese kanë lënë të lirë sulmuesin.

Publikime te ngjashme