Bakhmuti ka qenë subjekt i shumë analizave që nga shpërthimi i luftës muaj më parë në këtë qytet ukrainas.
Ajo është përshkruar si një djerinë “post-apokaliptike” dhe e shkatërruar tërësisht, ndërsa mercenarët e grupit rus, Wagner vazhdojnë të përballen me mbrojtësit ukrainas.
Sot, situata mbetet shumë e pandryshuar, raporton skynews.
Betejat vazhduan në rrugë të enjten, me trupat ukrainase që këmbëngulin se janë gati të nisin kundërsulmin e tyre të shumëpritur kur të përmirësohet moti.
Bakhmut është një nga qytetet e fundit në rajonin e Donetskut, por mercenarët e Wagnerit po përpiqen shumë për ta futur nën kontroll.
“Betejat po vazhdojnë për Bakhmutin”, tha Andriy Yermak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ato janë duke u zhvilluar në rrugë, përpjekjet e armikut për të rrethuar qytetin po dështojnë. Komanda jonë kontrollon plotësisht situatën me “kështjellën” mbrojtëse”, shtoi ai.
Udhëheqësi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, tha se luftimet po vazhdonin në perëndim të qytetit.
“Duhet thënë qartë se armiku nuk po shkon askund”, tha ai./Telegrafi