Ish-shefi i Inteligjencës së Kroacisë për sulmin në veri thotë se ishte një shuplakë e fortë për Vuçiqin

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informimit të Kroacisë (SOA), Ante Letica, në një intervistë për televizionin N1, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Në sulmin e së dielës, në fshatin Banjskë të Zveçanit, mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë të tjerë, njëri prej tyre nga arma […]

Vuçiç me zemërim ia anuloi konferencën Petkoviqit: “Çka do t’u thuash, kush të dha leje të flasës…”

Edhe pse ishte paralajmëruar që i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq t’i drejtohej mediave pas sulmit terrorist në Kosovë, të dielën në orën 14, siç dihet, kjo nuk ka ndodhur. Në komunikatën zyrtare për media thuhej se konferenca për shtyp është anuluar dhe pasdite do të flasë presidenti […]

Një sekt çetnik është duke rilindur në Serbi, grupi glorifikon personat e dënuar për krime lufte dhe terroristet e vrarë në Kosovë

Njëe grup i ri çetnik është duke rilindur në Serbi. Gjithçka nisi në Instagram e Facebook. Mbështetja për liderët çetnikë të dënuar për nxitje të urrejtjes, gjeneralët e dënuar për gjenocid dhe krime lufte, si dhe për pushtimin rus në Ukrainë, janë vetëm disa nga përmbajtjet e shpërndara nga të rinjtë çetnik Gacko në profilet […]

Janjiq: Disa terroristë i janë dorëzuar Serbisë me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se disa nga terroristët u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it dhe KROR-it. “Ata njerëz nuk u zhdukën. Ata persona iu dorëzuan autoriteteve serbe me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it. Pra, Beogradi deshi apo nuk deshi, ka pranuar përgjegjësinë për të […]

Vuçiqi e mediat serbe thirrjen “Lajmërohu Adem” e përkthejnë si “lërini të vdesin”

“Adem, Adem – Adem Ribari lajmërohu”, kaq dëgjohet në incizimet që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i paralajmëroi në konferencën e së dielës, si “përgjime skandaloze të Policisë së Kosovës”. Vuçiq pretendonte se në këto incizime policët qeshnin dhe bënin thirrje për mosshpëtimin e sulmuesve serbë që ishin plagosur. “Ne kemi edhe incizimin me zë se […]

Ish komandanti i ushtrisë serbe: Shërbimet e sigurisë në Serbi janë shkatërruar, Kosova dje triumfoi mbi Vuçiqin

Kryetari i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, tha se përleshjet e armatosura me pasoja tragjike në Banjskë të Zveçanit kanë treguar se shërbimet e sigurisë së Serbisë janë “thyer”. Ponosh tha për agjencinë Beta se regjimi në Beograd është befasuar nga zhvillimi i djeshëm i situatës në veri të Kosovës, transmeton Ballkani.info. “Një […]

Tërbohet këlyshi i Millosheviçit: Daçiq: Me çfarë të drejte Policia e Kosovës i sulmon serbët në manastir?

Trashëgimtari i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq në krye të Partisë Socialiste të Serbisë, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, si ministër i jashtëm serb, Ivica Daçiq sot është deklaruar në lidhje me sulmin e terroristëve serbë ndaj policisë në veri të Kosovës pranë manastirit të Banjskës, në të cilin u vranë dhe u plagosën disa […]

Agjencia serbe e lajmeve: Dy të plagosur të panjohur kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Novi Pazar

Agjencia e lajmeve serbe “Beta”, përmes burimeve ka raportuar se dy të plagosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Novi Pazar të Serbisë. Sipas këtij mediumi, personat flasin serbisht, por nuk kanë dashur të tregojnë për identitetet e tyre. Spitali i Përgjithshëm ka refuzuar të flasë për mediat serbe. Në artikull nuk jepen më shumë detaje, […]