Petkoviqi me propagandë të dëshpëruar, del me pretendime se njëri nga terroristët “u ekzekutua nga afër”

Në televizionin kryekëput propagandistik “Tv Pink” mbrëmjen e së dielës – ashtu siç paralajmëroi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – doli një “audioregjistrim” i gjoja një dëshmitari serb për ngjarjet e 24 shtatorit ku, qysh në dëgjim të parë të lë shijen e një tregimi të rremë. Këtë tregim të këtij dëshmitari e vazhdoi mëngjesin […]

Familja Muharremi në Medvegjë thotë se u sulmuan nga serbët, Lutfiu njofton OSBE-në dhe ambasadën shqiptare

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se për sulmin ndaj familjes shqiptare Muharremi në Medvegjë, e ka lajmëruar ambasadën e Shqipërisë në Serbi dhe OSBE-në. Klankosova.tv merr vesh se familja Muharremi ka deklaruar se sulmuesit janë serbë. Tutje Lutfiu, ka deklaruar se anëtarët e kësaj familje ndjehen […]

Daçiq i bjen pishman për “borën” në videon me Radoiçiqin: “Gabimi im, dikush më tha se ishte video më e vjetër…”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, përgjegjësinë e të cilit e mori kryekrimineli Millan Radojiçiq. Para se ta pranonte Radojiçiqi që e ka organizuar sulmin, Daçiq kishte hedhur dyshime rreth vërtetësisë së videos që e publikoi Sveçla e ku shihej Radojiçiqi. “Ka pasur edhe borë, që do […]

“Jam i shqetësuar”, fjalët e Ivanoviq për Radojiçiqin pak para vrasjes, “Nova” raporton për audio-regjistrimin

Mediumi serb “Nova.rs”, ka shkruar sot për një audio-regjistrim që po qarkullon në rrjetet sociale e ku dëgjohet politikani serb i vrarë, Oliver Ivanoviq, teksa fliste për bandat ne veri të Kosovës dhe kur në një moment e përmend Milan Radojiçiqin.   Në këtë audio-incizim, Ivanoviq e cilëson kryeterroristin Radojiçiq, si figurë kyçe dhe bartës të […]

Ambasadori britanik në Beograd, ndryshe nga Hill, kërkon sçarim nga Vuçiq: “Kush ishin njerëzit në Banjskë dhe si arritën të kenë qasje në arsenalin e armëve..”

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, tha se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje pas ngjarjeve në Banjskë të Kosovës. Ai tha se Serbia duhet të kontribuojë në hetim dhe shtoi se nuk ka asnjë arsyetim për sulmin ndaj policisë. Gjithashtu, ai tha se i mirëpret hapat që Serbia po ndërmerr për […]

Zbrapset Vuçiç: “Serbia s’do të çojë forca ushtarake në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka qëllim që të urdhërojë futjen e forcave ushtarake të Serbisë brenda territorit të Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lëvizje “të paprecedentë” nga Beogradi. Në një deklaratë për “Financial Times” të shtunën, Vuçiqi ka thënë se Serbia do ta ulë numrin […]

Radojiçiq shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist, do të japë dëshmi në Ministrinë e Brendshme serbe

Mediumi serb “Novosti” shkruan sot se krimineli Milan Radojiçiq i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë deh bashkë me avokatin e tij në orën 10:00 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë. Ai sipas kësaj gazete, është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në […]

Pas alarmit amerikan, REL has në autokolonën ushtarake serbe që shkon nga Vranja drejt Nishit

Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra […]