Tensionet në kulm: SHBA sekuestron dy anije me naftë ruse, Moska e cilëson si “pirateri” të hapur

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një cisternë të lidhur me Rusinë pranë brigjeve të Evropës dhe një anije të dytë në Karaibe, në një përshkallëzim të zbatimit të bllokadës së naftës ndaj Venezuelës. Pamjet dramatike treguan forcat speciale amerikane duke hipur në M/V Bella 1 në Atlantikun Verior, pasi e ndoqën atë për javë të […]

Spahiu flet për kushtin nëse Murat Jashari mund të bëhët president! Flamuri i Kosovës duhet të zëvendësojë atë të Shqipërisë

Analisti Nexhmedin Spahiu ka hedhur një hipotezë të fortë politike, duke deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka alternativa të tjera për postin e presidentit, në rast se nuk rizgjidhet Vjosa Osmani. Ndër emrat e mundshëm, ai ka veçuar atë të Murat Jasharit. Gjatë debatit në emisionin “Pressing”, Spahiu argumentoi se për të arritur deri te […]

Gjendja e lumenjve pas reshjeve: IHMK jep alarmin për kuotat maksimale në pellgun e Drinit të Bardhë

Pellgu i Drinit të Bardhë po përballet me lëkundje të niveleve të ujit, ku disa rrjedha shënojnë rënie të lehta, ndërsa të tjera janë në rritje e sipër, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Sipas monitorimit të fundit nga IHMK, rrjedha e poshtme e Drinit të Bardhë ka arritur aktualisht kuotat maksimale. […]

Epoka e re në Venezuelë: Shtëpia e Bardhë konfirmon se Uashingtoni do të diktojë çdo vendim të qeverisë së re

Shtetet e Bashkuara zotërojnë tashmë “ndikim maksimal” mbi autoritetet e përkohshme të Venezuelës pas arrestimit të Nicolas Maduros dhe do të përcaktojnë drejtimin e vendimeve të tyre, deklaroi Shtëpia e Bardhë të mërkurën. Në kuadër të këtij zhvillimi, presidenti Donald Trump do të presë të premten krerët e industrisë amerikane të naftës për të hartuar […]

Prapaskenat e prangosjes së Maduros: lëndimet gjatë arratisë dhe roli i ri i Delcy Rodriguezit

Zyrtarët e administratës Trump kanë shpalosur para ligjvënësve detaje të papublikuara më parë rreth operacionit të njësisë elitare “Delta Force” në Venezuelë, që rezultoi me kapjen e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Sipas burimeve të cituara nga CNN, çifti pësoi lëndime në kokë gjatë një tentative të dëshpëruar për t’u larguar nga […]

Tragjedia në resortin luksoz zviceran që la mbi 40 të vdekur: skandali me inspektimet dhe pyetjet që po tronditin Crans-Montana-n

Autoritetet zvicerane zbuluan të martën se bari në resortin luksoz të skijimit, ku humbën jetën 40 persona gjatë festimeve të Vitit të Ri, nuk ishte nënshtruar inspektimit të detyrueshëm vjetor të sigurisë që prej vitit 2019. Ky fakt ka ngritur dyshime serioze mbi masat mbrojtëse në lokalin “Le Constellation”. Ndonëse bashkia e Crans-Montana-s sqaroi se […]

Goditje e re për xhepat e qytetarëve: pse u shtrenjtua uji deri në 40% dhe çfarë pritet të ndodhë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka prezantuar zyrtarisht strukturën e re tarifore për periudhën 2026-2028, rregulla këto që nisin zbatimin menjëherë gjatë këtij muaji. Ndryshimet janë të ndjeshme për të gjitha kategoritë. Për konsumatorët shtëpiakë, çmimi për metër kub ujë është rritur nga 45 në 63 centë, që shënon një shtrenjtim prej rreth 40%. Po […]

Viti 2026 nis me rritjen e çmimeve për shërbimet e gjykatave dhe avokateve! Rritja shkon nga 100% deri në 1000%

Në një kohë kur shportat e familjeve kosovare po zbrazen çdo ditë e më shumë nga shtrenjtimi i pamëshirshëm i jetesës, një goditje e re dhe e rëndë vjen pikërisht nga aty ku pritej shpresa: nga sistemi i drejtësisë. Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit të ri Administrativ Nr. 03/2025 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore, […]

Beteja për mandatin e fundit: si mund t’i ndryshojnë votat e diasporës forcat mes PDK-së dhe LDK-së

Rezultatet e përmbledhura preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit konfirmojnë një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ndarja e mandateve mbetet ende e brishtë. Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të mbetura me postë, konfigurimi i ri i Kuvendit mund të pësojë lëvizje të rëndësishme. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, me […]