Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sipas trendit të numërimit të votave në nivel të Republikës, pritet t’i ketë mbi 30 mijë vota. Deri tani, sipas burimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nënkryetari i LDK-së ka marrë 22.700 vota, kur kanë mbetur pa u procesuar edhe afro 20 përqind e votave të numëruara. […]
Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka qenë i ftuar në emisionin “Shok Podcast”, ku ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij. Një nga momentet më të diskutuara të intervistës ishte përgjigja e tij mbi marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë. […]
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën. “Evropa më nuk mund të varet plotësisht nga SHBA-ja për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen […]
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord për katër parime pas bisedimeve që zgjatën më shumë se katër orë në Arabinë Saudite. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili zbuloi edhe disa detaje, shkruan cnn. Të rinisim funksionalitetin e misioneve tona përkatëse në Uashington dhe Moskë. Për të mundësuar vazhdimin e këtij rrugëtimi, […]
Është çështje ditësh që Gjykata Themelore në Prishtinë do të lëshoj urdhër për Policinë e Kosovës që ta sjellë me detyrim në Prokurorinë Speciale Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Kështu bëjnë të ditur burime të Periskopit brenda Gjykatës. Qysh më 10 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të […]
Volodymyr Zelensky është takuar sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të një sërë përpjekjesh diplomatike për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën. Takimi mes dy liderëve vjen në një moment kyç, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe përpjekjet për një zgjidhje diplomatike janë intensifikuar. Gjatë deklaratës për mediat, Zelensky theksoi se […]
Në 19 qendra komunale po vazhdon numri i votave të kandidatëve për deputetë. KP ka siguruar listën me rezultatet e votave të grumbulluara për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza ka grumbulluar mbi 122 mijë vota, ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me mbi 69 mijë vota. […]
Sali Berisha foli sërish për shkrirjen e SPAK nëse do të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se nëse fiton pas 11 majit, nuk do të ketë më Prokurori të Posaçme. “Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha […]
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri sot (18 shkurt), në orën 16:00, janë numëruar rreth 78% e vendvotimeve apo rreth 1,970 nga 2,533 të votave të kandidatëve për deputetë. Elezi ka theksuar se KQZ është duke vazhduar me intensitet të lartë […]
Pas takimit të mbajtur në Riad, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se të gjitha palët duhet të jenë të kënaqura me marrëveshjen që do të arrihet dhe se ajo duhet të shënojë përfundimin e luftës. “Të gjithë duhet të jenë në rregull me marrëveshjen”, tha Rubio, duke nënvizuar rolin e Bashkimit Evropian në […]