Zbulohet lista ekskluzive e Trump për Gazën: Në mesin e liderëve botërorë ftohet edhe Edi Rama

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” dhe në entitete të lidhura me të, të cilat synojnë të mbikëqyrin qeverisjen dhe rindërtimin në Gazën e pasluftës. Shtëpia e Bardhë tha se do të ketë një bord kryesor, të […]

Paralajmërimi i Janiqit që tronditi Beogradin: SHBA do të prezantojë dokumentin për njohje reciproke në pranverë

Analisti i njohur i politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka lëshuar një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se në mars ose prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument zyrtar për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Janiq theksoi se ky dokument nuk do të jetë i formës “non-paper”, fakt […]

Irani në alarm: Sulmi ndaj Khameneit do të konsiderohet deklaratë e hapur lufte

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, lëshoi një paralajmërim të prerë këtë të diel, duke deklaruar se çdo agresion ndaj Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, do të interpretohet si deklaratë zyrtare lufte. Ky reagim vjen pas spekulimeve se administrata Trump po shqyrton opsione për eliminimin ose rrëzimin e Khameneit. Përmes një postimi në rrjetin social X, […]

Shefi i NATO-s në linjë direkte me Trumpin për Grenlandën: Evropa reagon ashpër ndaj kërcënimeve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trumpin, ku temë qendrore ishte situata në Grenlandë dhe Arktik. Edhe pse u tregua i rezervuar për detajet, Rutte theksoi se “do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, duke konfirmuar takimin e tyre të radhës në Forumin Ekonomik të Davos. Në […]

“Sot do të iki nga shtëpia”: Alba shpërthen në lot pas akuzave të rënda të Limit për moralin

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë arritur kulmin këtë të diel, pas një përplasjeje të ashpër verbale mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit. Situata ka eskaluar kur banori ka lëshuar një sërë akuzash të rënda ndaj saj, duke e etiketuar hapur si “të pamoralshme” dhe “mashtruese”. Kjo ka shkaktuar një reagim të […]

“Kërcënimi i Kërshëndellave”: Si e frenoi ultimatumi amerikan Millosheviqin të niste luftën në vitin ’92

Shkrimtari dhe aktivisti Blerim Shala e ka vlerësuar “Kërcënimin e Kërshëndellave” të Shteteve të Bashkuara si një pikë kthese historike për Kosovën dhe si instrumentin më të fuqishëm të politikës amerikane përballë regjimit të Slobodan Millosheviqit. Gjatë një rrëfimi në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Shala solli në vëmendje intensitetin diplomatik të viteve 1991–1992. […]

SHBA paralajmëron Kanadanë për paktin me Kinën: Do të pendoheni që hapët kufijtë për makinat e tyre

Uashingtoni zyrtar ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të fundit të qeverisë kanadeze për të lejuar importimin e deri në 49,000 automjeteve elektrike kineze me tarifa të ulëta. Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, e ka cilësuar këtë lëvizje si “problematike”, duke paralajmëruar se Otava mund të pendohet për këtë hap në të ardhmen. Në […]

Paçarizi thyen heshtjen: Distancohem nga çdo manipulim, duhet rinumërim total i votave

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Fetah Paçarizi, ka reaguar për herë të parë lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e rinumërimit të votave nga KQZ-ja, duke e cilësuar situatën aktuale si tejet serioze dhe shqetësuese. Përmes një reagimi publik, ai ka ngritur dyshime të forta mbi integritetin e numërimit, duke theksuar se […]

Abdixhiku paralajmëron masa të ashpra: Vjedhja e votave ndaj të rinjve është sulm kundër reformës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me manipulimin e votave në disa qytete, duke akuzuar struktura të caktuara për tjetërsimin e vullnetit qytetar në dëm të kandidatëve të rinj reformatorë. Abdixhiku theksoi se këtyre kandidatëve nuk u është dëmtuar rezultati për shkak të gabimeve të tyre, […]

Kryeprokurori i Prizrenit paralajmëron komisionerët: Kush falsifikoi votat të mos rrijë i qetë, nisin hetimet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar nisjen e veprimeve konkrete hetimore pas evidentimit të parregullsive serioze gjatë procesit të rinumërimit të votave në këtë rajon. Në një prononcim për TV Dukagjini, Kryeziu bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit ka monitoruar procesin dhe, tani që rinumërimi po shkon drejt fundit, janë […]