Abdixhiku në zyrën e Osmanit: LDK jep “ok” për nismën e Trumpit dhe Bordin e Paqes

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar realizimin e një takimi kokë më kokë me presidenten Vjosa Osmani, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së saj zyrtare. Duket se Osmani ka hapur siparin e konsultimeve me spektrin politik lidhur me Bordin e Paqes, vetëm pak ditë pasi vendosi firmën në emër të Kosovës […]

Nga Shkurte Fejza te Mozzik: Artistët i bashkohen thirrjes për marshin madhështor të 17 shkurtit

Emra të shquar të skenës dhe artit në Kosovë kanë dalë hapur në përkrahje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në shenjë solidarizimi me krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Nëpërmjet mesazheve publike dhe video-adresimeve, figura si Shkurte Fejza, Ylli […]

Tirana zyrtare alarmon Hagën: Kujdes, po cënoni historinë dhe themelet e pavarësisë së Kosovës

Nga Tirana vjen një reagim i fortë institucional, ku zyrtarja e lartë, Elisa Spiropali, ka shprehur shqetësimin e thellë të shtetit shqiptar lidhur me zhvillimet e fundit dhe qasjen e ndjekur në procesin gjyqësor pranë Gjykatës Speciale. Në reagimin e saj publik, ajo nëvizoi se ky institucion ka sot një përgjegjësi historike për të garantuar […]

Gazetari i njohur gjerman shpërthen ndaj prokurorisë: Dënimi i kërkuar për Thaçin, barazim grotesk me kasapin e Srebrenicës

Gazetari dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Michael Martens, ka vlerësuar se një dënim eventual prej 45 vitesh burgim për ish-presidentin Thaçi do ta barazonte atë padrejtësisht me kriminelin serb Ratko Mladiç, urdhërdhënësin famëkeq të gjenocidit në Srebrenicë. Në një reagim të drejtpërdrejtë në platformën “X”, korrespondenti gjerman ka theksuar: “Nuk e di nëse Hashim […]

Clinton “shkund” Uashingtonin: Ja kushti im i vetëm për të dëshmuar mbi dosjen Epstein

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka sfiduar hapur Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, duke kërkuar një seancë tërësisht publike mbi hetimin për të ndjerin Jeffrey Epstein. Ajo ka bërë të qartë se nuk do të pranojë dëshmi prapa dyerve të mbyllura, duke i akuzuar republikanët për tentativa shpërqendrimi politik. “Për gjashtë muaj […]

Titulli: Prapaskenat e rrezikut global: Si i parandalova tre luftëra bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se gjatë mandatit të parë si president ka parandaluar shpërthimin e tre luftërave bërthamore dhe u lavdërua përsëri për rindërtimin e fuqisë ushtarake amerikane dhe arsenalit bërthamor. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i fuqishëm në botë. Gjatë mandatit tim të parë, unë kam rindërtuar plotësisht ushtrinë tonë, […]

Arrestimi i radhës në kufi: Çfarë fshihet pas akuzave të reja të Serbisë ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së?

Autoritetet serbe kanë arrestuar paraditen e 5 shkurtit një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi u konfirmua nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL UÇK) dhe avokati Arianit Koci. Mit’hat Lozhani, shtetas i Kosovës, u ndalua nën pretendimet e Beogradit për krime kundër popullatës civile. Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, sqaroi se […]

Ymrije Beqaj – Ikonë e artit muzikor Shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të kulturës shqiptare… Shkruan:   Demir Reshiti Këngëtarja dhe mësuesja e mirënjohur Ymrije Beqaj, sot e kremton ditëlindjen e saj të 71-të. Ymrija, me origjinë nga fshati Bresanë i Opojës, është një artiste […]