“Kaos total”: Mediat serbe i japin hapësirë përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës

Mediat serbe kanë raportuar menjëherë për përleshjen fizike që ndodhi mes deputetëve e anëtarëve të kabinetit qeveritar në Kosovë. Gazeta “Danas” shkruan: “Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ndodhi një konfrontim fizik mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes në pushtet dhe përfaqësuesve të partive opozitare. Siç raportohet nga mediat e Prishtinës, incidenti ndodhi gjatë fjalimit të […]

Konjufca s’i përfill kërkesat për ndërprerje të seancës, PDK e AAK bllokojnë foltoren

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i ka përfillur kërkesat e LDK-së dhe PDK-së për ndërprerje të seancës. Këto kërkesa të partive opozitare kanë ardhur pas një përleshjeje që ka ndodhur në sallë të Kuvendit. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës që seanca […]

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj Arbenitës, Gjykata merr vendim për Feron

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ndaj reperit, Feronit Shabani, i njohur si Fero, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra. Kujtojmë se Sinjali raportoi dje ekskluzivisht për arrestimin e Feros, i cili dyshohet se […]

Tahiri i PDK-së: Grushtet e pushtetit ndaj deputetëve, akti i fundit para kapitullimit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, grushtet e pushtetit ndaj deputetëve tregojnë se këtij pushteti po i vjen fundi. “Grushtet e pushtetit ndaj deputetëve, janë akti i fundit para kapitullimit. Pra, tash është e qartë se pushtetit të koordinuar mes Kurtit […]

Duda Balje jep detaj të përleshjes në Kuvend

Deputetja Duda Balje, në një prononcim për medie tha se e ka parë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke e goditur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun. Ajo ka thënë se nga zyrtarët që janë sulmuar që ka parë ajo është ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online. “Kam […]

LVV-ja e quan “bandë rrugaçësh” PDK-në: Sulmuan me grushta teksa po fliste Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një komunikatë për media pas rrahjes së sotme në Kuvendin e Kosovës. Të enjten, deputetët opozitarë nga radhët e PDK-së u përleshën me zyrtarë të LVV-së, duke përfshirë këtu zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati. Mirëpo, LVV-ja pati akuza goxha të ashpra ndaj deputetëve të PDK-së, duke i […]