Gazeta prestigjioze “The Wall Street Journal” ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke analizuar seriozisht mundësinë për dislokimin e 10 mijë forcave të reja tokësore në rajonin e Lindjes së Mesme. Ky përforcim i mundshëm ushtarak synon t’i ofrojë Shtëpisë së Bardhë një gamë më të gjerë opsionesh […]
Pas përmbysjes spektakolare 4–3 ndaj Sllovakisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një mesazh emocional, duke e cilësuar këtë natë si fillimin e një kapitulli të ri për futbollin tonë. “Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të […]
Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’. Në vendim e saj, Kushtetuesja thotë se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Lajmishqip sjell vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, lidhur […]
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar sot vendimin përfundimtar lidhur me kërkesat për shpërndarjen e Kuvendit. Përmes këtij aktgjykimi, institucioni më i lartë juridik në vend ka konstatuar zyrtarisht se dekreti i fundit i Presidentes nuk prodhon asnjë efekt juridik mbi rendin kushtetues. Në njoftimin e Gjykatës bëhet e qartë se deputetët e […]
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka njoftuar zyrtarisht në emisionin “Opinion” se më 23 maj do t’i bashkohet garës për kryetar të PD-së, duke sfiduar hapur liderin aktual, Sali Berisha. Gjatë analizës së tij, Salianji ka vlerësuar se nën drejtimin e tanishëm, forca kryesore opozitare e ka të pamundur të korrë fitore përballë makinerisë […]
Kabineti “Rama 4” ka konkretizuar tashmë paketën e investimeve që përbëjnë shtyllën kurrizore të strategjisë “Shqipëria 2030”, një projekt ky që synon transformimin rrënjësor të infrastrukturës dhe ekonomisë kombëtare. Nga zhvillimi ekonomik te rrjetet e transportit dhe energjisë, agjenda përfshin gjithsej 114 projekte prioritare në dikasteret kyçe, të cilat janë planifikuar të jetësohen përgjatë periudhës […]
Sot shënohet përvjetori i 27-të i fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe policore të Serbisë, një operacion ky që synonte ndaljen e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo ndërhyrje nisi më 24 mars 1999 dhe u shtri në një hark kohor prej 78 ditësh, pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të […]
Një operacion i gjerë policor kundër trafikut të lëndëve narkotike është realizuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Suharekës, ku njësitet e specializuara goditën një rrjet të dyshuar për veprimtari ilegale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur zyrtarisht se si rezultat i aksionit të koduar si “Kimisti”, në pranga […]
Gjatë orëve të natës, Izraeli dhe Irani janë përfshirë në shkëmbime të ashpra zjarri, teksa Teherani ka lëshuar breshëri raketash e dronësh drejt aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, ndërkohë që Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh në frontin e dytë kundër milicisë së Hezbollahut në Liban. Izraeli nën mbrojtje Ushtria izraelite njoftoi se […]
Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar “biseda produktive” gjatë fundjavës dhe se ai do të shtyjë sulmet ushtarake kundër centraleve iraniane të energjisë për pesë ditë. Duke shkruar me shkronja të mëdha në Truth Social, Trump tha se mori vendimin për të shtyrë sulmet e kërcënuara bazuar në […]
