Vdes i plagosuri nga të shtënat me armë në Haraçinë

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” sonte janë pranuar dy personat e lënduar në incidentin e ndodhur në Haraçinë të Shkupit. “Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa personi i dytë është pranuar menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv, është bërë diagnoza dhe do të bëhet intervenim kirurgjik”, deklaruan nga Qendra Emergjente. Ata bëjnë të […]

“Larg duart nga gjuha shqipe”, deputetët e “Frontit Evropian” shpalosin pankarta gjatë fjalimit të Mickoski-t në Kuvend

“Larg duart nga gjuha shqipe”, ka qenë një nga parullat që deputetët e “Frontit Evropian” – i drejtuar nga Ali Ahmeti – e kanë shpalosur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, gjatë fjalimit të kryeministrit Hristjan Mickoksi. Kjo ka ndodhur në seancën parlamentare të së enjtes, ku deputetët parashtruan pyetje për kryeministrin. Shpalosja e këtyre […]

Ministrat shqiptarë në qeverinë maqedonase s’marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb në Shkup

Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, ka shkuar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Pritja e tij zyrtare është bojkotuar nga ministrat shqiptarë që jenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mediat shqiptare në RMV raportojnë se Mickoski, Vujçeviqin e priti vetëm me ministrat maqedonas në kabinetin […]

Mexhiti: Jemi pranë miratimit të vendimit për “One Stop Shop” me Kosovën dhe Shqipërinë

“One Stop Shop” me Kosovën dhe Shqipërinë shumë shpejt do të miratohet si vendim nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti i cili tha se sistemi one stop shop në vendkalimet kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Jazhincë dhe Tabanoc, do të mundësojnë qarkullimin dhe tregtimin më të shpejtë. “Jemi para […]

UEFA dënon ashpër sulmin ndaj Muhamed Sejdinit, autoritetet të zbardhin rastin

UEFA ka reaguar ndaj sulmit fizik të kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdinit. Nëpërmjet një njoftimi për publikun, nga UEFA deklarojnë se dënojnë ashpër sulmin dhe bëjnë thirrje ndaj autoriteteve të vendit që të zbardhin sa më shpejtë shkaqet. UEFA ka reaguar ndaj sulmit fizik të kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdinit, transmeton TV21. Nëpërmjet një njoftimi […]