Publikohet exit poll-i për Pejën: Gazmend Muhaxheri prin bindshëm ndaj Kelmendit

Televizioni T7 ka publikuar rezultatet e exit poll-it për komunën e Pejës, të cilat tregojnë një epërsi të qartë për kandidatin aktual. Sipas këtyre të dhënave, Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) prin bindshëm me 59.5% të votave. Kundërkandidati i tij, Taulant Kelmendi, ka marrë 40.5% të votave, duke u pozicionuar pas Muhaxherit […]

Publikohet exit poll-i i parë për Prishtinën: Ky është rezultati mes Ramës dhe Çekut

Kompania “UBO Consulting” ka publikuar rezultatet e para të exit-poll-it për Prishtinën, menjëherë pas mbylljes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, prin me 54.1% të votave. Ndërkohë, kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Hajrulla Çeku, ka siguruar 45.9%. […]

Balotazhi për Prishtinën, anketa e KosovaPress nxjerr Ramën para Çekut

Një anketë e realizuar nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress në Facebook, me pyetjen “Kush e fiton Prishtinën në balotazh?”, ka reflektuar opinionin online të qytetarëve për dy kandidatët kryesorë. Nga ky sondazh jozyrtar, 54.3% e pjesëmarrësve janë deklaruar në përkrahje të Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa 45.7% kanë mbështetur Hajrulla Çekun […]

PDK refuzon Konjufcën dhe këmbëngul në zgjedhje: Zvarritja po thellon krizën

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se mandatimi i Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje përbën humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të krizës institucionale. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u ripërsërit njëzëri qëndrimi se PDK nuk do të japë votë për asnjë mandatar nga LVV. Sipas tyre, tashmë është e qartë që askush nuk […]

Mandatimi i Konjufcës, opozita akuzon LVV-në për zvarritje të zgjedhjeve

Një ditë pas mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar votat e partive ish-opozitare për një qeveri kalimtare afatshkurtër, me qëllim votimin e buxhetit 2026 dhe miratimin e fondeve të BE-së. Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë deklaruar se nuk do të votojnë për […]

Akuza për gjuhë denigruese: Përplasja e ashpër mes Berishës dhe Osmanajt për termin “furragji”

Një deklaratë e Zafir Berishës gjatë një emisioni televiziv, ku përdori termin “furragji” për qytetarët e Hasit, ka nxitur reagimin e ish-kandidatit të LDK-së për deputet, Shaban Osmanaj. Osmanaj e cilësoi gjuhën e Berishës si “denigruese, të papranueshme dhe ofenduese jo vetëm për banorët e Hasit, por për të gjithë ata që respektojnë dinjitetin dhe […]