Avokati serb Çedomir Stojkoviq reagoi ashpër pas rastit në të cilin xhandarmëria serbe dyshohet se plagosi rëndë dhe rrëmbeu një shtetas serb nga veriu i Kosovës, për ta dërguar më pas në Serbi në gjendje kritike. Sipas Stojkoviqit, viktima është Milan Vukashinoviq, një serb i njohur në veri i Kosovës, i cili kishte konflikte të […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do të garojë në nëntë balotazhe. Ai ka zgjedhur të ironizojë me kundërshtarët lidhur me komentet për koalicionet lokale të LDK-së. Abdixhiku falënderoi në mënyrë ironike eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët e tjerë ideologjikë, duke thënë se ata po përpiqen […]
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në ambientet e paraburgimit në Hagë. Në një prononcim pas takimit, ajo tha se e gjeti Thaçin në gjendje të mirë dhe duke ndjekur zhvillimet në Kosovë e Shqipëri. “Përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të Qeverisë Shqiptare, dhe […]
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Debat Plus”, duke konfirmuar se është i gatshëm t’u hyjë zgjedhjeve në çdo moment. “O nesër me vendos Presidentja, nesër më ki në zgjedhje,” tha Lladrovci, kur u pyet nga analisti Bekim Kabashi nëse do të sfidojë lidershipin aktual të […]
Ballafaqimi i parë mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në emisionin Pressing në T7, është tensionuar. Shkak u bë deklarata e kryeministrit Albin Kurti, i cili paralajmëroi se nuk do të mbështesë me buxhet kryetarët që “nuk dinë të punojnë” ose “vjedhin”. Çeku e relativizoi deklaratën e Kurtit, […]
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër pas raportimeve se xhandarmëria serbe ka plagosur, tentuar të vrasë dhe më pas ka rrëmbyer një shtetas të Republikës së Kosovës, M.V. Sveçla ka deklaruar se Serbia po vazhdon veprimet destabilizuese ndaj Kosovës, duke cënuar hapur integritetin territorial. Ai specifikoi se ngjarja ka […]
Donika Kadaj Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur ashpër nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami, pas deklaratave të saj të mbrëmshme. Reagimi i Kadaj Bujupit u fokusua kryesisht te kritikat që Bajrami drejtoi ndaj presidentes. “Nuk ka asnjë logjikë shtetërore që një deputete e Kuvendit, profesoreshë universitare dhe nënkryetare partie, të heshtë për […]
Përparimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të ngërçit politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përçarjeve të brendshme politike, thuhet në draftin e Raportit të Progresit për vitin 2024, të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, transmeton KosovaPress. Sipas dokumentit, edhe pse Kosova mbetet e përkushtuar ndaj […]
Një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V., i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, në një zonë të njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit, pranë kufirit ndërmjet Kosovës […]
Këtë javë nuk do të zhvillohen seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi procesi gjyqësor është shtyrë zyrtarisht për shkak të dëshmisë së diplomatit amerikan Christopher Hill. Sipas njoftimit nga Gjykata, Hill do të paraqitet për dëshmi javën që nis më 10 nëntor, së bashku me një dëshmitar tjetër të […]
