Kurti takon Lajçakun, thonë se marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet plotësisht, shpejtë dhe pa parakushte e pa vonesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajcak me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel. Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, […]

Avdyli pas kritikave ndaj Gërvallës publikon dy foto që “flasin më shumë se 1000 fjalë” – “godet” bashkëpunëtorin e Thaçit

Deputeti nga lista Guxo, Haxhi Avdyli, i ka dalë në mbrojtje kryediplomates së Kosovës Donika Gërvalla, për fjalimin e saj të fundit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Avdyli ka publikuar dy fotografi në Facebook, duke thënë se derisa ministrja Gërvalla, akuzoi për krime lufte Ivica Daçiqin, në të kaluarën ish-zëvendësministri […]

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Por nuk është certifikuar edhe rezultati i kandidatëve për asamble në Leposaviq. Anëtarët nga PDK dhe LDK kanë kundërshtuar votimin e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë zero vota. Ndërsa, nga anëtarët e LVV-së në KQZ u tha se mandatet […]

Vrasje në Kijevë të Malishevës

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur në Kijevë të Malishevës. Dyshohet se viktima është një 50-vjeçar. Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj ka treguar në detaje për vrasjen e cila ka ndodhur në fshatin Kijevë-Malishëvë. “Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje […]

Thesari bllokon mbi 6000 lëndë përmbarimore për pagesa

Ministria e Financave ka bllokuar mbi 6 mijë lëndë përmbarimore për pagesa që janë në shqyrtim në Thesar. Kjo po konsiderohet shqetësuese dhe dëmtuese ndaj bizneseve të cilat kanë lëndë të zgjidhura nëpër gjykata. Vonesat e ekzekutimit të mjeteve financiare për kreditorët po konsiderohet shqetësuese nga përmbaruesit privat dhe bizneset. Pas raportimit për këtë çështje […]

Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit, Konjufca: Nuk është në interes të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është në interesin e Kosovës ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit. “Një institucion i cili […]

Gërvalla ja thotë në tri gjuhë Daçiqit në OKB: “Ti je përgjegjës për vrasje, duhe të dalësh para tribunalit”

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, aktualisht është duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq. Ajo tha se Daçiq është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë, derisa akuzoi se ai i përbuz viktimat e luftës në Kosovë. Që Daçiq është kriminel, […]

Gërvalla – Daçiqit: Thaçi dhe të tjerët do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, dhe të tjerët në Hagë që po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, janë të pafajshëm dhe argumentet janë në anën e tyre. Për këtë ajo ka folur derisa i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në seancën e Këshilli të […]