Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është në interesin e Kosovës ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit.
“Një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës duhet të veprojë sipas kushtetutës dhe ligjeve tona dhe interesit tonë shtetëror… nëse një institucion nuk është i Kosovës në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës por të Serbisë nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, tha ai, raporton kp.
Ai tha se tek ky ekip nuk është problem vetëm sjellja dhe papërgjegjësia e tyre karshi institucioneve të Kosovës, por edhe kryesimi i tij nga një deputete e Kuvendit të Serbisë.
“Një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues… si mundet një deputete e Serbisë ta prezantoj Kosovën…?”, tha ai.