Lladrovci: Miqësia Kosovë-Austri pastë jetë të gjatë sa popujt tanë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë sot në themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, me ç’rast ka theksuar “kjo miqësi, u formalizua sot, por kjo, ka vepruar moti, nga koha kur dijetarët austriakë, e veçuan popullin shqiptar nga popujt tjerë të Ballkanit, duke identifikuar vlerat e gjuhës, dokeve tona dhe territorit […]

A do t’ua kthejë paratë VisaMetric qytetarëve pasi pranoi të zbatojë verdiktin e Gjykatës

Pas një rezistence të madhe për t’iu përgjigjur mediave e madje edhe për të respektuar vendimin e parë të Gjykatës Komerciale, kompania e kontraktuar nga ambasada gjermane “VisaMetric” sot është dorëzuar përballë vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale dhe ka vendosur që të respektojë vendimin që ndalon marrjen e 30 eurove në këmbim […]

Nënës së Thaçit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, që disa ditë është shtrirë në spital

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi ka disa ditë që është me gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo, siç është mësuar jozyrtarisht në QKUK, ka 4-5 ditë është duke u trajtuar intenzivisht në QKUK, pasi që i është rënduar jashtëzakonisht shumë gjendja shëndetësore. E kontaktuar për të marrë informacione rreth shëndetit të nënës së ish-presidentit Thaçi, familja […]

Profesori britanik: Perëndimi të tërhiqet nga “budallallëku” për Asociacionin, do të përdoret për të përmbysur Kosovën

Një ndër komentatorët kryesor të çështjeve ballkanike, studiuesi dhe historiani britanik, Marko Attila Hoare, në një intervistë për Albanian Post, përveç shprehjes së skepticizmit rreth zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, tha se e njëjta do t’i sigurojë Serbisë një bazë për të kërkuar diçka më shumë në Kosovë, ngase sipas tij, udhëheqja në Serbi po mbështetet […]

“Asociacioni, të pagjeturit”! Çfarë u diskutua sot në mes të Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq i dhanë fund takimit të së hënës pa rezultat gjatë diskutimeve në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve që u arrit në muajin mars në Ohër. Takimi i së hënës ishte i pari që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një […]

Zjarrfikësit shpëtojnë tre punëtorët që i zuri dheu në Prizren – njëri i lënduar rëndë

Si pasojë e shembjes së dheut në lagjen “Arbana” në Prizren, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Vesel Gashi, i cili ka shtuar se njëri prej viktimave ka marrë lëndime të rënda trupore. “Sot ka ndodhur një incident në lagjen ‘Arbana’ në Prizren, ku tre punëtorë […]