Rusia lëshon fletarrest ndërkombëtar për Besart Ahmetin, komandantin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Kapiteni Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës është shpallur në kërkim nga Rusia. Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se ndaj Ahmetit, Rusia ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar. Fletarresti ndaj tij vjen pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj fletarrestit […]

Adelina Ismaili thotë se RTK ia ndaloi transmetimin e emisionit ku të ftuar kishte hoxhën Drilon Gashi

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Adelina Ismaili ka njoftuar se është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK. Siç ka shkruar ajo në “Facebook” ndalimi i “Show i së premtes” u bë nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. “Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i […]

Ndryshim i frymës diplomatike: Kryeministri i Irlandës mirëpret sot Kurtin në Dublin, pas vizitës së tij në Prishtinë në janar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim tête-à-tête dhe pastaj drekë pune me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Bëhet e ditur se temat qendrore në këtë takimin e dytë bilateral, pas atij në Prishtinë në janar të këtij viti, ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë e teknologjisë, dhe […]

Kurti u takua me Heaton-Harris, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën

Dita e dytë në Belfast nisi me një takim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Sekretarin e Shtetit për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në kështjellën historike “Hillsborough Castle”. Në bisedën mes tyre, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën prej dekadash. Ai foli mbi sfidat […]

Hovenier shpreh shqetësim: S’po e mbrojmë dinarin, jemi të shqetësuar për ndikimin e Rregullores së BQK tek minoritetet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë, ka folur për çështjen e dinarit dhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Rregulloren e re të BQK-së. Hovenier ka sqaruar pozicionin e SHBA-së, duke thënë se nuk janë duke e sfiduar përgjegjësinë apo autoritetin e Bankës […]

Hovenier këshillon Kosovën: “Çoni draftin për Asociacionin në Kushtetuese sa më shpejt..”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] […]

Në veri, pas 25 vjetësh fillon shpërndarja e faturave të rrymës

Në veri të Kosovës nga 29 shkurti ka filluar shpërndarja e faturave të energjisë elektrike, konfirmojnë në terren gazetarët e Radios Evropa e Lirë. Faturat i ka lëshuar kompania Elektrosever, që është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije). Kjo kompani mori licencën për autoritetet në Kosovë më 24 qershor të vitit […]

Një banesë në Prishtinë bëhet skenë e një grabitjeje të tmerrshme: 88 mijë euro të vjedhura dhe banor të tmerruar!

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer një banesë në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në lagjen Ulpiana. Burimet e Gazetës […]

Ish hetuesi: “Gjyqtarë e prokurorë nga Kosova kanë marrë pasaporta në Beograd”

Ish-hetuesi, Murat Mehmeti, ka deklaruar se ka gjyqtarë e prokurorë nga Kosova, që kanë marrë pasaporta në Beograd të Serbisë. Ai në “Five” tha se ka informata të sigurta që disa prokurorë e gjyqtarë shqiptarë nga Kosova janë paisur me pasaporta serbe. “Strukturat sigurisë është dashtë me ditë kush nga gjyqtarët e prokurorët morën pasaporta […]