Wisner: Ardhja e Donald Trump mund të eksplorojë ndarjen e Kosovës

Frank Wisner, ish-emisari amerikan që ndërmjetësoi bisedimet Prishtinë-Beograd para pavarësisë së Kosovës, ka folur për perspektivën nëse vjen në pushtet Kamala Harris apo Donald Trump. Wisner ka deklaruar se nga kandidatja e Partisë Demokratike në garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris, nuk pret ndonjë lëvizje të rëndësishme në kontekstin e mosmarrëveshjeve me Serbinë. […]

Statovci: Mjekëve specialist iu është rritur rroga për 116%, LDK s’i ka rritur kurrë sa ishte në pushtet

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka folur për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave. Ajo ka përmendur profesionet në të cilat gjatë qeverisjes “Kurti”, kanë pasur rritje të pagave. “Me këto pare kur ka inflacion ekonomia tkurret nuk zgjerohet. Një mjeku specialist i është rritur rroga nga 659 në 1430, kjo nënkupton 116%.”, […]

Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025

Miliona euro në investime kapitale ka planifikuar t’i shpenzojë Qeveria vitin tjetër. Në projektligjin për ndarjet buxhetore, që tashmë pret miratimin në Kuvend, në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, investimet kryesore përfshijnë ndërtimin e zonave ekonomike, infrastrukturën rrugore dhe ndërtime të reja për sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Janë ndarë mjete për blerje të automjeteve […]

Harris u shkruan shqiptarëve tre ditë para zgjedhjeve: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

Faton Bislimi, anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka njoftuar se kandidatja për presidente e ShBA’së, Kamala Harris i është drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan me një letër. Bislimi përmes një shkrimi në Facebook tha se tri ditë para zgjedhjeve në SHBA, Kamala Harris i drejtohet me një letër të hapur shqiptaro-amerikanëve, ku thekson marrëdhenjet historike me […]

Shea parashikon rëndësinë e Richard Grenell për Ballkanin nëse Trump rihap Shtëpinë e Bardhë

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, ka ndarë mendimin se Richard Grenell, i dërguari i mëparshëm i Trump në rajon, mund të emërohet Sekretar i Shtetit nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kjo, sipas tij, mund të sjellë një rritje të rëndësisë së Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme amerikane. “Richard Grenell, i cili ishte […]

50%, 33%, 20%, “jo nën 1 mijë euro”: Kompletohen ofertat zgjedhore për rritje pagash nga liderët politikë

Tashmë me shpalosjen e premtimit të fundit zgjedhor për pagat u kompletuan ofertat e të gjitha partive në garën për të udhëhequr vendin. 50% rritje të pagave në sektorin publik ishte zotimi i fundit që erdhi sot nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Hamza i cili me të pranuar kandidaturën s’ishte shprehur […]

Ushtarët e FSK-së vendosen në pronat e Aeroportit të Dumoshit, një ndër pikat më strategjike për mbrojtjen e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë bërë të ditur se nga sot kanë marrë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, të cilat i quajtën pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se vendosja e ushtarëve të FSK-së në pronat e Aeroportit […]