Macroni pas goditjes së kampit të të zhvendosurve në Rafah: Jam i indinjuar nga sulmet izraelite

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është i indinjuar nga sulmet izraelite në një kamp ku kishte palestinezë të zhvendosur në Rafah. Raportohet se atje u vranë të paktën 40 persona. “I indinjuar nga sulmet izraelite që kanë vrarë shumë persona të zhvendosur në Rafah. Këto operacione duhet të ndalen. Nuk ka zona […]

Erdogan: Netanyahu nuk do të jetë në gjendje ta shpëtojë veten nga vajtimi si Millosheviç dhe Hitleri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Ergdogan deklaroi se Benjamin Netanyahu nuk do të jetë ë gjendje të shpëtojë veten nga vajtimi si Millosheviç, Karaxhiç dhe Hitleri. “Turqia do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar që ata barbarë (izraelitë) të sillen para drejtësisë për krimet që kanë kryer. Sulmi i së dielës […]

Zelensky e thotë për herë të parë: “Le të godasim objektivat brenda Rusisë…”

Pas sulmit vdekjeprurës në qytetin e Kharkiv, Volodymyr Zelensky, e ka ripërsëritur thirrjen e tij për vendet perëndimore që të lejojnë Ukrainën të përdorë armë të dhuruara kundër objektivave në Rusi. ShBA-ja dhe vendet e tjera të NATO-s deri më tani i kanë rezistuar kërkesave të Ukrainës për të përdorur armët e tyre të dhuruara […]

Moscow Times shkruan për luftë të brendshme në Rusi: FSB nis spastrimin e elitave ushtarake, po hidhet faji për dështimin e pushtimit të Ukrainës

Arrestimet e fundit të pesë oficerëve të lartë ushtarakë rusë ka të ngjarë të jenë vetëm të parat nga dhjetëra figurat ushtarake që do të burgosen në një spastrim gjithëpërfshirës nga shërbimet e sigurisë, thanë për The Moscow Times zyrtarë të qeverisë ruse dhe burime pranë Kremlinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Gazeta shkruan se FSB-ja […]

Rusia premton hakmarrje ndaj BE për asetet e ngrira: Do të sulmojmë pozicionet britanike

Bashkimi Europian do të ndjejë me fuqi të plotë hakmarrjen ruse lidhur me planet për të përdorur të ardhurat e siguruara nga ngrirja e aseteve të Moskës për të ndihmuar Ukrainën. Paralajmërimi erdhi nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, teksa BE aprovoi zyrtarisht planin për të përdorur rreth 300 miliardë dollarë asete të […]

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderëve të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale po kërkon urdhër-arreste për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmin e 7 tetorit në Izrael dhe luftën në Gaza. Kryeprokurori Karim Khan tha se ICC po kërkon gjithashtu urdhër arresti për ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav […]

Luftime të ashpra në rajonin e Kharkivit

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e disa fshatrave ukrainase pranë kufirit me Rusinë, mes përpjekjesh të ushtrisë ruse për të dëshmuar forcë në rajonin verilindor të Kharkivit. “Deri tani armiku vazhdon të ushtrojë presion në veri të rajonit tonë. Forcat tona kanë zmbrapsur nëntë sulme“, njoftoi guvernatori i Kharkivit Oleh Syniehubov në […]