Çanak thotë se Vuçiq shkoi në Tiranë, në tryezë me Zelenskyn, për shkak të presionit ndërkombëtar

1 minute, 2 seconds Read

Politikani liberal nga Vojvodina Nenad Çanak, teksa ka komentuar pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Samitin për Ukrainën në Tiranë, ka thënë se Vuçiq ndodhet në të njëjtën tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për shkak të presionit të ndërkombëtarëve.

“Ai duhet të vinte për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, por nuk do të ketë ndonjë gjë të rëndësishme që do të përmbajnë mesazhet e tij. Kjo pasi pak ditë më parë ai foli për çështjen e Tajvanit dhe tha se Kina duhet ta pushtojë Tajvanin dhe ky është një mesazh për Kosovën. E vetmja zgjidhje që ai sheh për Kosovën është pushtimi i saj nga Serbia si pushtimi i Ukrainës nga Rusia”, tha Çanak në një intervistë për Euronews Albania.

Çanak tutje ka theksuar se nuk beson që Vuçiq do t’i ndryshojë mesazhet e tij në mënyrë të hapur, derisa ka shtuar se nga ana tjetër nëse Ukraina arrin ta ruaj integritetin e saj territorial, “do jetë një mesazh se Rusia po e humbet luftën dhe tensionet në Ballkan do të qetësohen”.

Publikime te ngjashme