Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar së fundmi pamjet e Bulevardit të Ri që po ndërtohet në kryeqytetin e Shqipërisë.
Veliaj ka shkruar se punimet janë drejt përfundimit.
“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri! Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit , drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri”, ka shkruar Veliaj në Facebook.
Ai ka theksuar se shumë shpejt do të nisin punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme.