Macron ia bën të qartë Vuçiçit, “nuk ka BE për Serbinë, pa normalizim me Kosovën”

0 minutes, 54 seconds Read

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dhënë një mesazh të qartë homologut serb, Aleksandër Vuçiç, përpara se ta presë atë në Paris të hënën.

“Emmanuel Macron do të pohojë, me këtë rast, lidhjen e tij dhe mbështetjen e plotë për integrimin europian të Serbisë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në BE”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga pallati presidencial francez.

Media “Le Figaro” shkruan se takimi mes Macron dhe Vuçiç në pallatin Elize do të nisën në orën 8 të mbrëmjes dhe më pas do të ketë një deklaratë të përbashkët për shtyp, e ndjekur nga një darkë mes tyre.

Gazeta franceze thekson se palët do të diskutojnë mbi integrimin europian të Serbisë dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Të dy presidentët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale,” njoftoi pallati Elize.

Publikime te ngjashme