Bucha para një viti dhe tani, fjala është për të njëjtën rrugë – ukrainasit arritën të bëjnë mrekulli

0 minutes, 41 seconds Read

Dy fotografi të Buchas, në periferi të kryeqytetit ukrainas – Kievit – janë realizuar në një distancë kohore prej afro një viti dhe janë bërë virale në rrjetet sociale.

Fotografia e parë shfaq skena tmerri me tanke të djegura, e në anën tjetër rruga e riparuar pa gjurmë të luftës.

Që të dy fotografitë janë shkrepur në lokacionin e njëjtë, në rrugën Vokzalna, e në të është fokusuar tmerri që është shkaktuar nga forcat ruse.

Aktivitetet shkatërruese ruse në Bucha ishin të fokusuara pikërisht në këtë rrugë. Aty parashutistët rusë nga brigada e 234-të të udhëhequr nga koloneli Artoyomom Gordilovi, filluan disa nga krimet më të tmerrshme në Ukrainë.

Megjithatë ukrainasit pas një beteje të ashpër, arritën ta rikthejnë kontrollin mbi këtë qytet më 31 mars./Telegrafi

Publikime te ngjashme