Biden ofendon me fjalë të rënda Putinin: “Është një bir…”

1 minute, 47 seconds Read

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ofenduar me fjalë të rënda homologun e tij rus, Vladimir Putin. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e quan atë “një të çmendur” dhe përdor fjalë të tjera të pahijshme. Biden po fliste në San Francisko të Kalifornisë, në një event për mbledhje fondesh për fushatën, kur përdori akronimin “SOB” për t’iu referuar Putinit.

“Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial, tha ai. Ne kemi një të çmendur si Putini dhe të tjerët dhe e gjejmë veten gjithmonë të shqetësuar për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”. Kremlini u përgjigj duke theksuar se një fjalor i tillë poshtëron vetëm Amerikën.

“Përdorimi i një gjuhe të tillë kundër kreut të një shteti tjetër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka gjasa të cenojë presidentin tonë, Putin. Por ndoshta kjo i poshtëron ata që përdorin një fjalor të tillë. Mund të duket si një përpjekje për t’u shfaqur si një kauboj nga Hollwoodi. Por sinqerisht nuk mendoj se është e mundur”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Nuk është hera e parë që Biden e përdor këtë përkufizim vulgar. Në janar të dy viteve më parë, ai u dëgjua duke përdorur ato tri fjalë për të kritikuar një gazetar të Fox News në Shtëpinë e Bardhë. Në përgjithësi, presidenti tenton të dalë jashtë linjave në fjalimet e tij, gjatë eventeve për mbledhjen e fondeve.

Ai ka fajësuar më parë Partinë Republikane dhe Izraelin për bombardimin e Rripit të Gazës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka vënë në shënjestër edhe paraardhësin e tij, Donald Trump, i cili nuk e akuzoi kreun e Kremlinit për vdekjen e opozitarit Navalny, por e krahasoi veten me të duke pretenduar se përndiqej politikisht. Biden e qortoi atë duke nënvizuar se si mund të thuhen gjëra të tilla dhe hodhi poshtë pretendimet.

Publikime te ngjashme