Pas më shumë se 5 muajsh në “arrest shtëpie” dhe masës së sigurisë që i ndalon komunikimin me persona të tjerë, përveç atyre me të cilën jeton, Sali Berisha nuk ka nguruar që ta thyejë këtë rregull.
Tashmë, në shtëpinë e tij, ka pritur edhe vizitorë. Pas ish-eurodeputetit, Elmar Brok, shtëpinë e Sali Berishës e ka vizituar aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi.
Ky i fundit shfaqet i veshur me veshje tradicionale, teksa shfaqen duke ngritur dolli.