Berisha i quan si veprime fatale veprimet e qeverisë në Veri, thotë se kanë shkaktuar përplasje me aleatët

1 minute, 13 seconds Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se veprimet e fundit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mbylljen e postave serbe në veri dhe hapjen e pritshme të urës mbi lumin Ibër, pa u konsultuar me aleatët, kanë shkaktuar përplasje me këta të fundit

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se Kurti po e dërgon Kosovën në izolim diplomatik.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Në cilin rast nuk ka gënjyer deri më sot, që kur ka hyrë në skenën politike. Çdo gjë tjetër deri më sot, çdo vendim e ka çuar në përplasje me partnerët ndërkombëtarë. Ja ku kemi ardhur. Të jemi korrektë, për zbatimin e ligjshmërisë e ka mbështetjen, por në asnjë hap pa u harmonizuar me aleatët tonë. Çdo gjë që e kemi arritur, e kemi bërë bashkë me aleatët. E kemi deklaruar dhe të dëshmuar në praktikë.

Nuk mundet Albin Kurti të vejë në diskutim besueshmërinë e partnerëve ndërkombëtare. Kjo do t’i kushtojë Kosovës, po humbim raportet ndërkombëtare. Ai deri më sot, me këto sjellje, e ka krijuar imazhin e Kosovës, si një partner jo i qëndrueshëm. Kjo do e çojë Kosovën në izolim diplomatik. Me izolimin e Kosovës, ti ia dorëzon këtë Serbisë”, theksoi ai.

Publikime te ngjashme