Berisha i AAK-së ofendon rëndë kryeministrin Kurti: “Ky nuk është njëri….”

0 minutes, 43 seconds Read

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se kryeministri Albin Kurti është bërë njeri i rrezikshëm për Kosovën. Ai ka folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës.

“Është bërë njeri i rrezikshëm. Po flas për sigurinë, këto janë veprime shumë të rrezikshme”, ka thënë ai në T7.

Ai ka thënë Kosova duhet të shpëtohet nga kryeministri me mocion mosbesimi, apo në ndonjë formë tjetër.

“Nuk duhet me pru një situatë konflikti për shkak të egove që nuk është normal. Ka qëllime të tjera, nuk e dimë më çfarë është t’u ndodh. Kur është veni në rrezik, ndoshta mocioni nuk mund të ketë sukses. Por ne vendin duhet me shpëtu. Ne nuk mund të rrimë në heshtje përballë kësaj situate”, ka thënë Berisha.

Publikime te ngjashme