Benzema zbarkon në Arabi, një prezantim spektakolar e pret nesër

1 minute, 0 seconds Read

Karim Benzema është anëtar i ri i klubit saudit Al Ittihad, pasi do ta paguajë francezin 600 milionë euro për tre sezone.

Benzema do të fitojë 200 milionë euro në vit. Është e rëndësishme të theksohet se një pjesë e kontratës së tij do të paguhet nga shteti, sepse Benzema do të marrë rolin e ambasadorit të futbollit dhe do të jetë një nga lobistët aktivë në përpjekje për ta bërë Arabinë Saudite të presë Kupën e Botës në vitin 2030.

Fituesi aktual i Topit të Artë sonte ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku është pritur si mbret dhe nesër do të ketë një prezantim zyrtar para 65 mijë shikuesve në stadium.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1666512391931060224

Benzema u largua nga Madridi pasi fitoi një rekord prej 25 trofesh në 14 vjet.

“Ëndrra ime ishte të nënshkruaja për Real Madridin dhe të qëndroja, por erdhi një mundësi tjetër. Vendimin e mora në marrëveshje me familjen time”.

“Real Madridi është klubi më i mirë në botë, por mendoj se tani është koha për t’u larguar dhe për të filluar një histori të re”, kishte thënë ai./Telegrafi

Publikime te ngjashme