Sulmuesi francez, Karim Benzema po shkëlqen edhe në moshën 35-vjeçare dhe që nga ardhja e tij në Arabinë Saudite te Al Ittihad.
Al Ittihad fitoi me rezultat minimal 1:0 në udhëtim te Al Akhdood me një gol të mrekullueshëm dhe fitoi vendin e parë në Superligën Saudite.
Ishte sulmuesi francez, Benzema, i cili mori një top brenda zonës për të shënuar golin e vetëm në minutën e 78-të.
Në prekjen e parë, ai e shtyu atë përtej mbrojtësit, por topi u hodh nga këmba e tij në ajër.
WHAT A GOAL BY BENZEMApic.twitter.com/plZ0Mzu3zv
— 👑155A (@RMFC_Issa) September 14, 2023
Nuk kishte shumë hapësirë dhe kohë pasi portieri po dilte nga porta drejt sulmuesit, por Benzema ia doli në mënyrë fenomenale dhe e goditi me gju.
Benzema shënoi në mënyrë mbresëlënëse golin e 520-të në karrierën e tij.
Marca komentoi për golin e tij: “Ai shënoi më shumë se 500 gola, por ky është i pari që shënon me atë pjesë të trupit”.