Befasi në Vushtrri – pas Xhafer Tahirit të LDK-së, në tubimin e Vetëvendosjes shfaqet edhe ish-kandidati i AAK–NISMA-s

0 minutes, 38 seconds Read

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar tubimin e radhës zgjedhor në Komunën e Vushtrrisë, ku vëmendjen e publikut e tërhoqi prania e disa figurave të njohura politike nga subjekte të tjera.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, por surpriza më e madhe erdhi nga Abdullah Klinaku, kryetar i klubit “Demokracia Konservatore”, i cili në zgjedhjet e fundit kishte qenë kandidat i koalicionit AAK–NISMA.

Në një prononcim për Indeksonline, Klinaku sqaroi arsyet e pjesëmarrjes në tubimin e Vetëvendosjes:

“Jo diçka e veçantë. Edhe Sylejmanin, edhe Xhaferin i kam shokë. E ndjej për obligim t’i mbështes me mundësitë e mia modeste,” deklaroi ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme