Bardhi thërret mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PD. Do hapet gara për kryetar partie

1 minute, 6 seconds Read

PD zyrtare duket se po hap garën për zgjedhjen e kryetarit të ri. Pas dorëheqjes se Alibeajt, PD nuk ka as kryetar formal. Ndaj duket hapur se Lulzim Basha, pas një pauze politike, ka vendosur të kandidojë për kryetar në PD.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka njoftuar se ka vendosur thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD dhe të Kryesisë gjatë javës së ardhshme.

“Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.

Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSh.”.

Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë”, shkroi Bardhi.

Publikime te ngjashme