Vuçiq paralajmëron bisedime me Scholzin dhe Macronin: Java e ardhshme do të jetë e vështirë

0 minutes, 46 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videomesazhi i ka paralajmëruar qytetarët e Serbisë se java e ardhshme do të jetë e vështirë, duke paralajmëruar bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Prandaj ftoj edhe një herë në bisedë të gjithë ata që janë përgjegjës në shoqërinë tonë, të cilët me dialog mund të ofrojnë një shans për stabilitet dhe përparim të mëtejshëm të vendit tonë”, tha Vuçiq.

“Java e ardhshme është e vështirë për të gjithë ne, kemi shumë detyrime ndërkombëtare. biseda me të gjithë liderët europianë nga Bratislava, Kishinev, bisedimet me Macron, Szholz e deri në luftën për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë ai në profilin e tij në Instagram.

Vuçiq tha se “nuk ka dorëzim dhe dorëzimi nuk është konsideruar kurrë”.

Publikime te ngjashme