Baraliu tregon sondazhin: Vetëvendosja vazhdon të jetë me 50 për qind përkrahje

1 minute, 19 seconds Read

Bleron Baraliu që njihet në opinioni si përkrahës i politikave të Vetëvendosjes ka dalë me mëngjes me një lajm goxha të gëzueshëm për pushtetin.

Baraliu si zakonisht ka zbuluar sondazhin e fundit, e që nuk ka treguar nga i ka marr matjet, por që VV-ja vazhdon të dominojnë në elektorat deri në 50%.

Ai ka thënë se opozita vështirë të marr pragun, madje edhe është tallur me ta.

“Në matjet e fundit VV duket se vazhdon të ruaj dominancën elektorale me rreth 45-50%… Por partitë tjera anësore🙈 (nuk mund të themi më opozitare, se nuk ka opozitbërje) po kujtojnë që gjithsesi janë rritë e po bjen Albini. More mezi mbi prag jeni, hej!!! 🤦‍♂️”, shkruan Baraliu në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se Kurtin është lehtë ta mundësh nëse e mbështet aty ku duhet, sic është raporti me Serbinë, e të kritikohet aty ku ka vend për punë.

“Havera, Albinin është lehtë me mujtë: veç mbështeteni pa rezerva aty ku e ka mirë dhe drejtë, psh në raport me Serbinë dhe ‘çlirimin’ e veriut, dhe kritikojeni vetëm aty ku nuk ka rezultate, si arsim, shëndetësi, kulturë, investime kapitale etj. Leni pallavrat e mediave të orkestruara pro-vuc*c, se nuk i ha ato fore njerëzia. Veç jeni tuj e rritë”.

Në fund, Baraliu ka shprehur shqetësim se vendi mund të shkojë drejtë monizmit.

“p.s. jam i brengosur që po e qoni vendin drejt monizmit me këso politika impotente”, përfundon shkrimin e tij Baraliu.

Publikime te ngjashme